Vokshi: PS e PD nuk kanë pakte për Shtetin, por për pushtetin e tyre!

spot_img
Advertisements

nga Indrit Vokshi

Çfarë nuk munda të them plotësisht mbrëmë tek Grida Duma, sepse na mbaroi koha, jo për gjë tjetër!

Pyetja: A është normale që partitë të bëjnë pakte me njëra-tjetrën? Kur ska pakte, ne ankohemi se politika nuk bashkëpunon. Kur ka pakte, ankohemi pse po bashkëpunojnë!

Krejt e drejtë. Menjëherë më erdhi ndërmend një punim i Gustavo Zagerbelskit, anëtar i Gjykatës Kushtetuese të Italisë të cilin e kam pas lexuar në kohëra studentore.

Zagerbelski shkruan se një republikë mbahet mbi paktin dhe mbi konsensusin e palëve të kundërta të cilat bëjnë pakt për institucione impersonale, institucione të përbashkëta, për jetë publike të përbashkët. Flitet për forcim të kolonave të shtetit e të parlamentarizmitn, etj.

Në Shqipëri nuk ka pakte për shtetin, por për pushtetin. Ka dallim. Nuk ka pakte për parlamentarizëm por pakte për denigrim të parlamentarizmit dhe degradimin e deputetit në karton. Nuk ka pakte për institucione impersonale por ka pakte për personalizim të institucioneve, thjesht secili pjesën e vet, duke e ndarë me copa, ngastra, feude, në formë krejt feudale.

Pyesim: Pse këto parti nuk lidhin pakt për shtetin, për gjykatat, për policinë, për parlamentarizmin, për pushtetin vendor, për auditet që kontrollojnë abuzimin, për arsimin, për shëndetësinë e për gjithçka tjetër me vlerë? Si ka mundësi që nuk ka asnjëherë pakt për këto fusha e tema?

Nuk jemi kundër paktit si pakt. Jemi kundër qëllimit pse bëhet pakti. Jemi kundër asaj çfarë trajton pakti. Sepse këtu nuk kemi pakt republikan për shtet, kemi pakt feudal për ta ndarë shtetin në parcela. Ky është dallimi.

nismakombëtare

spot_img

Latest articles

Related articles