Endri Meksi: Drejtori i tenderave Myzyri u pezullua pas tenderit të RTSH

spot_img
Advertisements

Sipërmarrësi Endri Meksi thotë se hetimi kryesor dhe pjesa kyçe e dosjes “AKSHI” ka ndodhur dhe se në vijim do të sqarohen detaje të reja dhe do të ketë surpriza.

Në emisionin “FactCheck” në MCN TV, ai deklaroi se blerja çokollatave me vlerë 10 milionë euro, është bërë për të nxjerrë keshin e tepërt nëpërmjet kompanive që i kanë marrë nga AKSHI.

SPAK pjesën më të madhe tani e ka bërë. Saktësimi i detajeve të ndryshme, publikimet në media në formën e vendimeve të gjykatave, është një punë shumë e mirëpritur, por nuk ndryshon gjykimin tim. SPAK ka bërë një punë të shkëlqyer për dosjen “AKSHI”.

Do ketë akoma surpriza, qoftë emra të pa dalë më parë, por edhe elementë që janë të panjohur si për mediat dhe aktorët e tregut, mendoj se do të ketë surpriza. KPP është Komisioni i Prokurimit Publik, çdo procedurë ankimimi shkon automatikisht në KPP.

Nënkryetari i KPP është zoti Florent Guro, që nga momenti që Jonaid Myzyri u pezullua. Të gjitha përgjegjësitë që zoti Gerond Meçe i adreson te pjesa që flet me SPAK. Ky institucion vihet në lëvizje nga nënkryetari zoti Zguro.

Kush ka qenë inspektori që i ka trajtuar ankesat. Ata duhet të japin informacion edhe për të pastruar veten e tyre, se ndoshta ne i keqlexojmë. Kam dyshimin se pezullimi i zotit Myzyri ka të bëjë me tenderin DVB-T2 të RTSH.

Sa i takon deklarimeve të kontabilistes Arlinda Merko se si u ngrit dhe funksionoi një skemë evazioni, fatura fiktive, por shqip-shqip lekët e AKSHI-t i bëri çokollata e biskota. Meksi thotë se AKSHI nuk ka paguar për çokollata dhe biskota, por kompanitë e përfshira.

Kompanitë që kanë fituar nga prokurimi publik te AKSHI, kanë blerë çokollata, biskota. Siç del te dosja e SPAK, kanë qenë blerje fiktive, qëllimi i parë që bie në sy, është për të rritur zërin e shpenzimeve dhe për të ulur barrën e tatimeve.

Por mendoj se nuk ka qenë as për këtë, por ka qenë për të nxjerrë keshin e tepërt të marrë nga AKSHI. I kanë marrë lekët nga AKSHI, por duhet ti nxirrnin lekët për të bërë pagesa nën dorë.

Unë i kaloj një transfertë të madhe një kompanie dhe ikën përgjegjësia nga unë. Nuk i kanë nxjerrë njëherësh, i kanë nxjerrë pak nga pak. AKSHI nuk ka paguar për çokollata dhe biskota, por kompanitë e përfshira.

spot_img

Latest articles

Related articles