Altivisti Baki Goxhaj ka folur në “Shqipëria Live” pas mbërritjes në vendin tonë.
Ai tregoi se anija ku udhëtonin disa aktivistë, u ndalua nga autoritetet izraelite teksa po tentonin të hynin në Gaza.
Goxhaj tha se ndaj tij dhe aktivistëve të tjerë është ushtruar dhunë konstante, madje janë dhunuar në grup nga ushtarët izraelitë.
Baki Goxhaj: Jam shumë mirë. Kam mbërritur sot në drekë në Shqipëri, para dy orësh. Aktualisht jam ende në Rinas. Ishin një grup aktivistësh që më pritën dhe jemi ulur së bashku. Në flotiljen tonë ishim 8 veta. Ata kanë dërguar dy skafe për të na ndaluar, ishin dhe me armë.
Ata hipën në anije, mua më lidhën dhe sytë. Bënë pyetje për të mësuar kush ishte kapiteni, gjithmonë me presion dhe dhunë,. Më pas na futën në një anije të improvizuar me kontenierë. Dhuna dhe presioni ishte kryefjalë e gjithë pengmarrjes. Na kanë qëlluar edhe me armë tek oborri i kontenierëve. Një nga anëtarët e anijes time e qëlluan me armë në këmbë, pati plagë të madhe dhe e mjekuan gjatë natës. Më vonë na morën edhe në pyetje. Në anije kishte dhunë të vazhdueshme, na kanë dhunuar në grup. Mua më lanë në fund ku më kanë dhunuar. Në fund na vendosnin në një tendë të madhe, ambient nga i cili ka dalë dhe një video. Atë skenë që tregohet në video e kam parë.
Isha prezent dhe ministrin e kam parë me sytë e mi. Ministri fliste hebraisht, ndërsa një vajzë thirri ‘Palestinë e lirë’. Ajo u dhunua në atë moment. Ne gjatë gjithë kohës na mbanin me kokën ulur por kur kishte kamera na thoshin të rrinim drejt. Nuk kisha frikë për jetën, përveç faktit që në momentin që ata ndihen të kërcënuar, të qëllojnë direkt, nuk e kanë problem. Por që nuk pata frikë.
Unë nuk u shpëtova, u depërtova. Shteti izraelit ka aprovuar një listë për të depërtuarit sepse ka interes t’i largojë aktivistët për të fshehur gjenocidin. Pas një nate në burg, na nisën drejt Stambollit. Në mëngjes na regjistruan të dhënat, dhamë arsyet pse ishim aty. Më pyetën pse kërkon të thyesh ligjin izraelit. U përgjigja që rrethimi i Gazës është i paligjshëm dhe është e drejta jonë për ta ndryshuar këtë. Jemi në të drejtën tonë për t’i dhënë fund gjenocidit në Gaza. Në anije kemi patur ujë dhe bukë thatë, teksa në burg kemi patur sanduiç.



