Tritan Shehu: Votoni nesër Berishën të nxjerrim Shqipërinë nga tuneli

spot_img
Advertisements

Nesër Partia Demokratike do të zhvillojë zgjedhjet për të zgjedhur kryetarin e ri. Në garë është vetëm Sali Berisha, duke e kthyer në referendum. Megjithatë, deputeti Tritan Shehu bën thirrje për votimin e Sali Berishës.

“Te votosh per Berishen neser, do te thote te mbeshtesesh daljen e vendit nga ky “tunel” i erresisires, te mbeshtesesh shpresen e shqiptareve.

Te votosh per nje PD te fuqishme, energjike, vizionare, te bashkuar si motorr i rrezimit te ketij rregjimi dhe ndryshimit.

Per rivendosjen e lirive, demokracise, votes sipas koshiences, standarteve europiane e perendimore.

Bazuar ne keto dhe shume elemente te tjere, u bej nje thirje te gjithe antareve te PD:

—Te rikonfirmojme Berishen ne krye te partise sone, edhe per nje mandat te ri.

Duke qene i bindur qe ky nuk do te jete nje mandat i lehte per PD dhe Kryetarin e saj perballe nje rregjimi neodiktatorial.

Por qe i ka te gjitha mundesiste per te qene i sukseshem ne objektivat tona.

Faktor thelbesor per arritur aty une konsideroj rikonfirmimin e Berishes, ne rolin e tij lider jo vetem i PD.

Por dhe i te gjithe opozites, i atyre qe aspirojne ne nje Shqiperi perendimore.

I atyre qe luftojne per rolin “qender graviteti” ne Rajon te Shqiperise e shqiptareve, per stabilitet, integrim, me nje vizion te qarte euroatlantik, pjese integrale e Europes”

spot_img

Latest articles

Related articles