Ilirjan Celibashi, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, nuk ka shpallur një vendim lidhur me kërkesën për shkarkimin e Kreshnik Hajdarit si kryebashkiak i Kuçovës.
Celibashi ka deklaruar se ndodhet në konflikt interesi, ndaj tërhiqet nga vendimmarrja duke krijuar një paqartësi me këtë qëndrim.
“E konsideroj veten në konflikt interesi ndaj tërhiqem nga kjo çështje”, citohet të ketë thënë Celibashi.
Gjendja e konfliktit te interesit ka lidhje vetëm me interesash biznesi. Pra kur nga pozicioni publik, i shërben interesit privat. Cilit interes privat të Celibashit do i shërbente, ose do cënonte shkarkimi i Kryebashkiakut të Kuçovës?
Mirëpo Celibashi për shkak të lidhjeve të tij, me polikanët e ministra, si ish ministër i Ramës, farafis, krusqhi e biznes, ka qindra konflikt interesash.



