Më 18 maj është njoftuar një protestë tjetër e madhe në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, e organizuar nga studentët shqiptarë.
Këta të fundit të mbështetur nga gjithë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Kosovë po përplasen me qeverinë e Mickoskit, e cila nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë i pengon studentët shqiptarë të drejtësisë ti japin provimet në gjuhën e tyre amtare, ashtu siç edhe jua mundëson kushtetuta pas marrëveshjes së Ohrit.
Protesta e rradhës së 18 majit është përkrahur edhe nga forca dhe politikanë të shumtë në Kosovë dhe Shqipëri, si Vjosa Osmani, Pandeli Majko etj.
Në këtë vlagë edhe deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, i është bashkuar kësaj kauze tashmë kombëtare.
Ajo ka shpërndar në faqen e saj në FB posterin e protestës së 18 majit dhe ka shkruar: Ka momente në histori kur një popull nuk kërkon privilegje. Nuk kërkon favore. Kërkon vetëm të drejtën për të qenë vetvetja.

Por më pas postimi dhe mbështetja është fshirë pa ndonjë arsye publike. Siç thuhet në këto raste i ka rënë pishman.



