Gjykata e Posaçme konfirmon masën e sigurisë “arrest në burg” për Marsel Liçaj, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal për trafik heroine në Danimarkë.
Gjyqtarja Rudina Palloj la në fuqi edhe masën “detyrim paraqitje” për Ermal Liçaj. Të dy ata dyshohen për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”.
Hetimet kanë zbuluar se transporti i heroinës kryhej me automjete që kalonin përmes “Drogden Tunnel”, që lidh Suedinë me Danimarkën, ku më pas droga shpërndahej në tregun lokal danez. Deri tani janë dokumentuar rreth 7 episode të veprimtarisë kriminale, me sasi që në disa raste varionin nga 3 deri në 4 kilogramë.



