Skema 10 milionë euro e AKSHI-t për çokollata. SPAK heton edhe rolin e Tatimeve, pyetet specialistja

spot_img
Advertisements


Në dosjen hetimore të AKSHI-t të administruar nga SPAK janë përfshirë dëshmi dhe procesverbale që hedhin dritë mbi një skemë të dyshuar faturash fiktive, ku përmenden transaksione për produkte si biskota dhe çokollata, me vlerë miliona euro.

Sipas materialeve hetimore, një nga personat e pyetur është Arlinda Meko, e cila ka qenë e angazhuar me mbajtjen e kontabilitetit të kompanisë “Megadistribution” sh.p.k.

Në procesverbalin e datës 19 janar 2025, ajo ka deklaruar se kishte dijeni mbi faturimet mes “Megadistribution”, “Fastech” sh.p.k. dhe “Soft & Solution” sh.p.k.

Sipas dëshmisë së saj, Andis Papa kishte shkuar në zyrën e saj së bashku me Aurel Cenollin, i identifikuar si drejtor në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve Tiranë.

Meko deklaron se gjatë takimit i ishte kërkuar të realizoheshin blerje produktesh nga “Megadistribution”, por jo me shkëmbim real mallrash, por përmes faturimeve mes kompanive.

Ajo sqaron se interesi i “Fastech” ishte që nëpërmjet këtyre faturimeve të rriste artificialisht shpenzimet e kompanisë, me qëllim uljen e fitimit të tatueshëm dhe shmangien e pagesës së tatimeve ndaj shtetit.

Nga ana tjetër, sipas saj, “Megadistribution” kishte interes që shitjet pa faturë në treg të justifikoheshin përmes këtyre faturave fiskale, duke balancuar importet e subjektit.

Në dëshmi thuhet se kjo skemë është diskutuar mes Bedri Rrytës dhe Andis Papës.

Në një tjetër procesverbal të datës 20 janar 2025, ku Arlinda Meko është marrë në pyetje si person ndaj të cilit zhvillohen hetime, ajo deklaron se faturat ishin prerë në emër të shoqërisë “Soft & Solution” dhe se emrin e subjektit mendon se ia kishte dhënë Andis Papa.

Ajo tregon gjithashtu se kishte pasur debate me Arjola Koromanin lidhur me mënyrën e deklarimit të disa faturave.

Sipas Mekos, më pas Andis Papa dhe Ermal Beqiri kanë zhvilluar një takim me Bedri Rrytën, ku ajo ka qenë e pranishme me kërkesë të këtij të fundit.

Në atë takim, sipas dëshmisë, Papa dhe Beqiri kishin shprehur pakënaqësi për bashkëpunimin me Mekon dhe kërkonin të punonin drejtpërdrejt me Bedri Rrytën.

Meko deklaron se as ajo dhe as Bedri Rryta nuk kanë marrë përfitime financiare nga këto veprime.

Sipas saj, më vonë Bedri Rryta i kishte thënë se do të vijonte bashkëpunimin vetëm me Andis Papën dhe se nuk dëshironte të kishte kontakte me Ermal Beqirin.

Roli i Tatimeve në hetim

Burime nga dosja tregojnë se SPAK po heton edhe rolin e strukturave tatimore në këtë skemë të dyshuar faturash fiktive.

Në dëshmi përmendet emri i Aurel Cenollit, i cili sipas deklarimeve rezulton të ketë qenë prezent gjatë diskutimeve për faturimet.

Hetimet janë përqendruar në dyshimet se faturat janë përdorur për të shmangur detyrimet tatimore dhe për të ulur pagesat ndaj shtetit nga kompanitë e përfshira.

Në dosje janë administruar edhe procesverbale të tjera të personave që kanë dijeni për çështjen, përfshirë Rogers Rrytën dhe Bedri Rrytën

spot_img

Latest articles

Related articles