Gjergj Luca: Ka shqiptarë që servilosen për lekë, unë jo, hiç fare

spot_img
Advertisements

Sipërmarrësi i njohur Gjergj Luca, që vjen për publikun edhe si bashkëprezantues i podcast-it “Allishverishi”, ndau sot një qëndrim lidhur me një çështje shumë të diskutuar në Shqipëri.

Luca theksoi se qasja ndaj të bërit pasuri në vendin tonë lidhet më dy kategori njerëzish; ata që nënshtrohen për të shkuar drejt parasë dhe ata që shkojnë te paratë përmes punës.

Sipas Lucës, përthithja e këtyre modeleve është vendimtare, pasi përmes tyre luftohet për të vërtetën e situatës ekonomike të shqiptarëve.

“Ka një kategori njerëzisht servilosen, nënshtrohen dhe më pas shkojnë shumë shpejt te lekët. Ka edhe një natyrë tjetër, që shkojnë te lekët prej kënaqësisë që jep puna. Problemi është sesi i përthith turma këto dy modele. Përthith këtë modelin e kollajtë që rrinë në komente apo përthithin këtë modelin tjetër të punës dhe e vërteta që nxjerr puna. Duhet të merremi me modelet që luftojnë me të vërtetën”,-tha Luca.

spot_img

Latest articles

Related articles