Fundosja në rërë e 2 pallateve tek ‘Durrës Marina’, Prokuroria nis hetimet!

spot_img
Advertisements

Zhytja në rërën e detit Adriatik të pallateve të financuara nga projekti Arab, “Durrës Marina”, ka sjellë nisjen e hetimeve kryesisht nga seksioni i krimit ekonomik pranë prokurorisë së Durrësit.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se tashmë hetimi është në fazën fillestare dhe prokuroria është përqëndruar në mbledhjen e dokumentacionit. Më pas do kalohet në fazën tjetër të marjes në pyetje të personave që kanë dijeni të saktë dhe kanë hartuar zbatimin e projektit.

Rezulton se “Alabar”, ka kontraktuar një firmë projektimi, në pronësi të Ornela Muçit, ndërsa firma që ka kryer ndërtimin e godinave është “Elmazaj Konstruksion” në pronësi të Shkëlqim dhe Mirel Elmazaj.

2 godinat që po fundosen, janë projektuar nga firma X Plan Studio, një kompani e themeluar në vitin 2010, me pronare Ornela Muçajn, nga Fieri.

spot_img

Latest articles

Related articles