Gjatë një fjalimi në mbledhjen e Bordit Drejtues të World Jewish Congress në Gjenevë më 11 maj, Ceo i Axel Springer SE, një nga konglomeratet më të mëdha mediatike në Evropë, Mathias Döpfner, u deklarua sionist.
“Jam një goy [jo-hebre], dhe jam sionist. Me gjithë zemër, nga bindja dhe me pasion”, deklaroi Döpfner para të pranishmëve.
Axel Springer SE ka në pronësi disa prej mediave më të njohura evropiane, përfshirë Bild, Die Welt dhe Politico.



