BKH i gjeti vila e apartamente, Karçanaj në TCH: Jam me qira, e admiroj SPAK-un

spot_img
Advertisements

Mirlinda Karçanaj ka reaguar për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj saj për “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, si edhe për veprat që lidhen me organizatën kriminale.

Në një intervistë për mediat, Karçanaj u shpreh se, pavarësisht situatës në të cilën ndodhet aktualisht, ajo ka pasur gjithmonë besim dhe respekt për punën e prokurorëve dhe strukturës së SPAK, pasi ata rrëzuan akuzat kundër saj pavarësisht zhvatjes dhe korrupsionit të vazhdueshëm tek AKSHI, pastrimin e parave dhe marrjes peng nga pazarxhintë Gys Agasi dhe Ermal Beqiraj të biznesmenëve që nuk tërhiqeshin nga tenderat.

“Unë kam respekt për punën e profesionistëve dhe të prokurorëve, madje para se të më kthehej bota përmbys. E kam parë SPAK-un me admirim, ndonëse e kam në kurriz si në ëndrrën time më të keqe”, deklaroi ajo pasi SPAK i hoqi arrestin e shtëpisë dhe e la në masën “detyrim paraqitje”.

Karçanaj theksoi se pret që hetimet ndaj saj të mbështeten mbi prova konkrete dhe dokumentacion zyrtar, duke kundërshtuar interpretimet publike që, sipas saj, janë ndërtuar mbi materiale të shkëputura nga konteksti.

Ish-zyrtarja la të kuptohet gjithashtu se klima mediatike ka ndikuar në perceptimin publik të çështjes, duke sugjeruar se një pjesë e akuzave dhe paragjykimeve ndaj saj janë ushqyer edhe nga raportimet në media.

spot_img

Latest articles

Related articles