Presidenti i SHBA Donald Trump ka bërë një deklaratë shokuese, që mund të ndryshojë shumë gjëra nëse gjithçka shkon mirë dhe të përdoret gjerësisht.
Trump ka deklaruar se SHBA është shumë pranë zbulimit të një medikamenti që ndalon njerëzit të vdesin.
Në një konferencë për mediat nga zyra ovale, ai u shpreh se ilaçi është në fazë testimi dhe ka dhënë rezultatet e para konkrete.
“E dimë se ky ilaç funksionon, sepse ne kemi marrë njerëz që kishin vdekur. Kishim një person të cilit i ishin bërë ritet e fundit — iku, fëmijët po qanin etj dhe ia dhamë këtë ilaç. Dhe personi u përmirësua. Funksionon. Tek disa të tjerë nuk do të funksionojë, por mësojmë shpejt”, tha ai.



