Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 24 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe pastrim të produkteve të veprës penale.
Pjesë e këtij grupi kriminal ishtë edhe “famëkeqi” Elvis Doçi, i njohur si Visi i Pojës.
Hetimi ndaj këtyre 24 shtetasve është kryer në bashkëpunim me Prokurorinë Distrektuale Antimafia në Bari, Itali. Dhe pas përfundimit të këtyre hetimeve rezultoi se, ky gup kriminal i përberë më së shumti nga shtetas shqiptarë, operonte nga territori shqiptar me degëzime në itali.
SPAK ka bërë me dije se të pandehurit më konkretisht janë: Elvis Doçi, Olgert Shqevi dhe Indrit Tafili, Artan Sulejmani, Nexhmedin Danaj, Orges Molla, Sueld Elezi, Genti Nderjaku alias Ekil Nderjaku, Hasan Nderjaku, Altin Morina, Emri Hysenaj, Artur Shkoza, Sokol Isteri alias Tatani, Ervin Zeqiri, Gëzim Thartori, Ledio Bardhi, Juxhin Drazhi, Erind Lasku, Musa Korça, Alfred Hysa, Ligor Çombashi, Rando Aliu, Altin Pjetri dhe Edmond Çupi.
Ata organizonin importimin dhe shpërndarjen e sasive të mëdha të kokainës dhe lëndëve të tjera narkotike që vinin nga Amerika e Jugut me destinacion vendet e Bashkimit Europian. Të ardhurat e përfituara nga aktiviteti i paligjshëm i trafikimit të lëndëve narkotike transportoheshin me shofera të autobusave të transportit ndërkombëtar të pasagjerëve.
Në kuadër të këtij hetimi po ashtu janë sekuestruar ndër të tjera 4 milionë euro në cash, si edhe pasuri që arrijnë vlerën 12 milionë euro.
Visi i Pojës është në kërkim nga SPAK për Operacionin Ura të zhvilluar më 21 maj të këtij vitit të kaluar. Kur u lëshuan 24 masa sigurie dhe është zhvilluar një operacion i gjerë ndërkombëtar kundër trafikut të drogës në Itali, Shqipëri, Angli dhe Francë.
Njoftimi i plotë i SPAK:
SPAK dërgon për gjykim 24 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine dhe grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar për gjykim 24 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe pastrim të produkteve të veprës penale, në kuadër të procedimit penal nr.36 të vitit 2019. Dosja është dërguar në Gjykatën e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Të pandehurit janë:
Elvis Doçi, Olgert Shqevi dhe Indrit Tafili, të akuzuar për veprat penale:
“Trafikim i narkotikëve”, “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale’’, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”,“Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a/1, 287/1/a, b dhe ç 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.
Artan Sulejmani, Nexhmedin Danaj, Orges Molla, Sueld Elezi, Genti Nderjaku alias Ekil Nderjaku, Hasan Nderjaku, Altin Morina, Emri Hysenaj, Artur Shkoza, Sokol Isteri alias Tatani, Ervin Zeqiri, Gëzim Thartori, Ledio Bardhi, Juxhin Drazhi, të akuzuar për veprat penale:
“Trafikim i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
Erind Lasku, Musa Korça, Alfred Hysa, Ligor Çombashi, Rando Aliu, Altin Pjetri dhe Edmond Çupi , të akuzuar për veprat penale:
“Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 287/1 a, b dhe ç, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.



