Kreu i PLL Shpëtim Axhami mori pjesë në festimet për 160-vjetorin e themelimit të Shtëpisë Mbretërore dhe të shtetit modern rumun.
Përmes një komunikimi publik ai nënvizoi rolin e Rumanisë në pavarësinë e Shqipërisë.
Kënaqësi e veçantë të isha i pranishëm me Lartmadhërinë e Tij Mbretërore, Princin Leka II, në kopshtet e Pallatit Elisabeta, për të marrë pjesë në Festën Mbretërore të 10 Majit në një mbrëmje madhështore që këtë vit shënoi 160-vjetorin e themelimit të Shtëpisë Mbretërore dhe të shtetit modern rumun.
I veçantë ishte takimi me Madhërinë e Saj, Kujdestaren e Kurorës Mbretërore, Mbretëreshën Margareta, me Princin Radu, si dhe me Princeshat e Familjes Mbretërore Rumune.
Ne, legalistët, vlerësojmë bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Familjes Mbretërore Shqiptare dhe Familjes Mbretërore Rumune 🇦🇱🇷🇴, si edhe angazhimin dhe bashkëpunimin frytdhënës të Princit Leka me kancelaritë politike dhe diplomatike euroatlantike, gjithmonë në interes të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Gjithashtu, ne legalistët shprehim bindjen tonë programore se vetëm ndryshimi i sistemit qeverisës në Shqipëri mund të sjellë stabilitet ekonomik, prosperitet dhe integrim të plotë, në funksion të interesit kombëtar shqiptar🇦🇱




