‘AlbaScan’, kompania e kapur ‘mat’ nga SPAK për AKSHI-n, fiton tenderin 1.4 milion € për skanerat në 2 porte!

spot_img
Advertisements

Teksa kompania “AlbaScan”, prej 22 Prillit 2026 është vënë në sekuestro nga SPAK dhe njëri prej pronarëve të saj, Elisjon Jorgji, është vënë nën hetim, kjo nuk ka ndikuar aspak për të vijuar fitimin e tenderave të tjerë në Administratën Publike.

Edhe pse në gjëndje sekuestro nga SPAK, kompania “AlbaScan” në datën 30 Prill 2026, është shpallur fituese e një tenderi me fond limit prej më shumë se 1.4 milion euro, ku qëllimi është “Instalimi i sistemit elektronik E-Gate për Pikën e Kalimit Kufitar në Portin e Durrësit dhe në Portin e Sarandës.

Tenderi rezulton të jetë hapur nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara, në muajin Shkurt 2026. Në këtë procedurë kanë marrë pjesë disa kompani mes të cilave “Communication Progress” e Gentian Likaj, “PC Store”, “In Continu ET Services Sas”, “Infosoft Systems”, “TCN” e Adrian Shehut, “Novus”, “AlbaScan”, “Image & Communications Development”, “Dermalog Identification Systems” dhe të tjerë.

Ndërsa fituesi është shpallur Bashkimi i Operatorëve Ekonomikë i lidhur mes dy kompanive, “AlbaScan” e Elision dhe Elton Jorgjit që në këtë format pjesëmarrje (BOE) zotëron 65 për qind të tenderit dhe “Image & Communications Development” e Igli Gjelishtit, që zotëron 35 për qind të tenderit.

Këto dy kompani janë shpallur fituese nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara, duke çuar ofertën ekonomike prej 1 milion euro me qëllim kryerjen e këtij shërbimi në dy Portet Shqiptare, atë të Durrësit dhe Sarandës.

Ndërsa u s’kualifikuan nga pjesëmarrja ofertuesit si “Infosoft Systems”, “Novus”, “PC Store”, “TCN” e të tjera. Ky është tenderi i parë që “AlbaScan” fiton edhe pse kompania dhe llogaritë e saj janë vendosur në sekuestro nga SPAK, për çështjen hetimore të paracaktimit të tenderave publikë që janë zhvilluar nga AKSHI.

Mësohet se e njëjta teknologji është implementuar dhe në Pikën e Kalimit Kufitar në Aeroportin e Rinasit./syri

spot_img

Latest articles

Related articles