“Exchange” pa licencë në mes të Tiranës, Policia sekuestron mbi 55 mijë euro në 3 pika

spot_img
Advertisements

Aksioni i fundit i policisë kundër pikave të paligjshme të këmbimit valutor ka zbuluar tre subjekte që operonin pa licencë.

Tre pronarët e këtyre subjekteve janë vënë nën hetim, ndërsa janë sekuestruar vlera të konsiderueshme në monedha të ndryshme: 45 mijë euro, 7 mijë dollarë, 3 mijë paund dhe 1 milionë e 500 mijë lekë.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, kontrolli u krye në kuadër të planit të posaçëm për goditjen e aktiviteteve ekonomike në kundërshtim me ligjin.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në vijim të kontrolleve të kryera në zbatim të planit të posaçëm të masave “Për goditjen e aktiviteteve të paligjshme”, evidentuan 3 raste të tjera të këmbimit të valutave, nga subjekte të palicencuara për këtë aktivitet.

Për këto raste u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 3 pronarët e subjekteve në rrugët “Abdyl Frasheri”, “Sokrat Miho” dhe “Sulejman Delvina”, shtetasit O. L., 31 vjeç, E. P., 35 vjeçe dhe M. D., 40 vjeç.

Kontrollet dhe verifikimet ndaj shtetasve dhe në subjekte, vijojnë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

spot_img

Latest articles

Related articles