Grida Duma: Braçe ka marrë leje tek Rama për të kritikuar

spot_img
Advertisements

Autorja dhe moderatorja e Top Story, Grida Duma në një intervistë në “Breaking” në Top News me Dafina Hysën, ka komentuar debatet brenda PS-së, dhe veçanërisht atë të deputetit Erion Braçe që edhe ka vetëshpallur kandidaturën për të garuar për Bashkinë e Tiranës.

Kritikat e Braçes ndaj qeverisë, Duma i shikon në një këndvështrim tjetër. Sipas saj, kryeministri Edi Rama po e lejon vetë Braçen për të nënkuptuar se edhe në selinë rozë ka zëra kundër. Moderatorja e Top Story shton gjithashtu se edhe vetë Braçe e di shumë mirë kush është vija e kuqe dhe nuk i kalon.

“Braçe e ka ndërtuar profilin e tij, është aftësia e tij politike. Braçe e di shumë mirë kush është vija e kuqe. Rama e lejon Braçen të ekzistojë dhe e ka alibi atë për të thënë: ‘Doni të thoni gjëra? Ja ku e kam Braçen’. Pushteti që ka PS me Ramën është një pushtet që do kërkonte kontroll si nga brenda dhe nga jashtë”, theksoi Grida Duma.

Moderatorja e Top Story theksoi më tej se debatet brenda janë një teatër nga Rama që po ua servir shqiptarëve sikur gjërat po ndryshojnë.

“Këtu e kemi të qartë që kemi të bëjmë me një teatër, që po ja servir shqiptarëve si një i gjithëpushtetshëm. Këto konflikte i ka marioneta dhe ja jep këtu popullit sikur erërat po ndryshojnë, por nuk ndryshon asgjë. Askush nuk po e kontrollon dhe nuk e kërcënon Edi Ramën nga brenda. Shqetësimi im për Shqipërinë dhe për zhbalancat në PS janë të mëdha se në PD”, theksoi Grida Duma.

spot_img

Latest articles

Related articles