Marco Rubio: Trump njoftoi kongresin, SHBA mbylli luftën me Iranin

spot_img
Advertisements

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio ka deklaruar se operacioni “Epika e Zemërimit” ndaj Iranit është mbyllur dhe është zëvendësuar me një operacion të ri të quajtur “Project Freedom”.

Rubio tha se operacioni i ri ka si qëllim sigurimin e daljes së sigurt të anijeve nga Ngushtica e Hormuzit, një zonë e tensionuar për shkak të konfliktit në rajon.

Ai bëri të ditur se rreth 10 detarë kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes në këtë zonë, duke e cilësuar situatën si shumë të rëndë për civilët në det.

Sipas tij, operacioni “Project Freedom” është një operacion mbrojtës dhe synon gjithashtu shpëtimin e mijëra civilëve të bllokuar në Gjirin Persik, që vijnë nga shumë shtete të botës.

Rubio tha se SHBA do të vazhdojë të garantojë lirinë e lundrimit dhe do të reagojë vetëm nëse sulmohet.

Ai shtoi se forcat amerikane kanë shkatërruar disa mjete lundruese iraniane dhe i bëri thirrje Teheranit të ulet në tryezën e negociatave për zgjidhje të krizës.

Gjithashtu, ai foli edhe për çështje të tjera ndërkombëtare, përfshirë situatën në Liban, Kubë dhe bashkëpunimin me Vatikanin për lirinë fetare.

spot_img

Latest articles

Related articles