Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, në Komisionin e Jashtëm foli edhe për vëllain e tij, biznesmenin Gëzim Hoxha, i cili rezulton të jetë pjesë e dosjes së AKSHI-t. Ministri Hoxha tha se përgjegjësi mban vetëm për familjen e tij të ngushtë duke u distancuar nga vëllai i tij. Sa i takon çështjes së integrimit, ai mohoi që procesi i integrimit evropian për Shqipërinë të jetë bllokuar.



