Meta: Jam shumë mirë, stërvitem 4 orë në burg! Mos u shqetësoni për modelin e flokëve

spot_img
Advertisements

“Jam më mirë se kurrë”, Meta flet për pamjen e
Kreu i PL, Ilir Meta u shfaq për herë të parë publikisht që prej arrestimit të tij në 21 tetor 2024 dhe prej asaj kohe ndodhet në paraburgim. Opinioni publik u përball me një pamje të transformuar të Metës, pas kafazit të qelqtë në GJKKO, ku u zhvillua seanca e parë gjyqësore ndaj tij dhe ish-bashkëshortes, Monika Kryemadhi.

“Jam shumë mirë fizikisht dhe mendërisht“, thotë Meta. Ai shton se dobësimi nuk ka ardhur nga mungesa e ushqimit, por prej stërvitjes intensive prej 4 orësh në ditë dhe dietës së rreptë.

“Nëse më rrinte kostumi i madh, kjo nuk ka të bëjë me faktin se më kanë lënë pa ushqim, siç është thënë, por me aktivitetin tim fizik që më merr të paktën 4 orë në ditë, e sidomos me ushtrimet për muskujt e barkut. Po kështu, dieta ime është shumë e shëndetshme falë edhe përkujdesjes së motrës time dhe jo vetëm. Nëse shqetësimi është për modelin e flokëve, këtu nuk ka berber profesionist dhe ky nuk është problemi. Nëse problemi është te lëkura, mos harroni se këtu uji është plot klor dhe do të më mjaftonte një javë në lumin e Valbonës ose të Shalës për ta bërë më të shndritshme lëkurën edhe se të (b)analistëve që bëjnë “make up” para se të dalin në studio për të shfokusuar opinionin publik nga 2 skandalet e GJKKO-së dje”, shprehet Meta.

spot_img

Latest articles

Related articles