PLL, Axhami: Po humbet origjina e pronës për pronarët! Gjykatat të japin drejtësi pa vonesa

spot_img
Advertisements

Nga Shpëtim AXHAMI, kreu i PLL

Ligji 7501 vazhdon të mbetet një nga temat më të debatueshme në shoqërinë shqiptare. Edhe pas më shumë se 35 vitesh pluralizëm, problemet që lidhen me pronësinë e tokës jo vetëm që nuk janë zgjidhur, por në shumë raste janë thelluar, duke krijuar tjetërsim prone, mbivendosje pronash, mungesë sigurie juridike dhe një klimë të pafavorshme për investime.

Një fenomen shqetësues mbetet ai ku shumë trashëgimtarë të ligjshëm të tokave, të trashëguara brez pas brezi, detyrohen të kryejnë regjistrimin e pronës përmes procedurave të zgjatura dhe shpesh të panevojshme, sikur këto prona të jenë përfituar nga Ligji 7501, dhe jo si pasuri e trashëguar familjare. Kjo krijon një padrejtësi të dyfishtë: nga njëra anë mohon origjinën e vërtetë të pronësisë, ndërsa nga ana tjetër i hap rrugë konflikteve të reja ligjore dhe pasigurisë në vijimësi.

Nëse nuk ndërhyhet me reforma të thella dhe një vullnet të qartë politik për të zgjidhur përfundimisht çështjen e pronësisë, përfshirë edhe rishikimin në themel të Ligjit 7501, këto probleme do të vazhdojnë të prodhojnë konflikte dhe mosmarrëveshje, duke penguar zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.

spot_img

Latest articles

Related articles