“Do të përjashtoj nga partia” – Rama kërcënon Spiropalin

spot_img
Advertisements


Kryeministri Edi Rama mblodhi këtë të hënë në Pallatin e Brigadave grupin parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetin qeveritar në një mbledhje me fokus integrimin.
Burime për Redaksinë bëjnë me dije se Rama i ka kërkuar Elisa Spiropalit të ndalojë me postimet në rrjetet sociale.
“E ke bërë dy herë. Të tretën do përjashtohesh!” – mësohet t’i ketë thënë kryeministri Rama para grupit të PS.
Ish-ministrja Spiropali ka kërkuar të drejtën e replikës, por nuk është lejuar nga kryeministri Rama duke thënë se “po replikoj unë për ato që ke shkruar ti”.
Diskutimet janë bërë në fund të mbledhjes, ku siç bëjnë me dije burime, Rama ka thënë:
“tek puna e partisë nuk mund të bëni drama dhe për këtë po të drejtohem ty Elisa. Nuk dua të krijoni situata në parti. Partia ka dy ngjyra, bardhë e zi. Ose bardhë dhe me ne, ose zi dhe përballë nesh.”
Ai nuk e ka lejuar të replikojë: “Ti s’mund të replikosh, nuk merr më fjalën. Është investuar PS dhe unë.”
Më pas, Rama i ka numëruar Spiropalit aktet e saj kundër partisë.
“Herën e parë nuk erdhe në votim”, nisi ai. “Herën e dytë bëre çarçafin”, duke iu referuar postimit të Spiropalit në rrjetet sociale, ndërsa ka vijuar: “Herë të tretë nuk ka, del jashtë këtij grupi.”
Kryetari i partisë i ka kërkuar deputetes që të reflektojë.
“Je akoma këtu, sepse nuk dua qe PS të humbasë investimin që ka bërë, por merr frymë thellë dhe kupto atë që ke bërë”, thonë burimet.
Në përfundim të mbledhjes, Rama është ndalur për pak çaste në një bisedë të shkurtër me Spiropalin.

spot_img

Latest articles

Related articles