Burime për redaksinë tregojnë për një përplasje të drejtpërdrejtë mes Edi Ramës dhe Elisa Spiropalit. Në kulmin e debatit, Spiropali i është drejtuar kryeministrit: “Ke autoritet të më përjashtosh?”, ndërsa Rama i është përgjigjur: “Ti po e shkakton vetë.”
Debati më pas ka vijuar fytyrë më fytyrë, duke tensionuar sallën. Por episodet nuk kanë mbaruar aty.
Në fund të mbledhjes, Spiropali mësohet se ka kërkuar ujë dhe për disa momente askush nuk i është përgjigjur, derisa Tërmet Peçi i ka dhënë shishen e tij. Edhe gjatë drekës, ajo është parë e ulur vetëm, ndërsa vetëm Holta Xhaçka ka shkëmbyer disa fjalë me të.
Ndërkohë në një tjetër tavolinë, Belinda Balluku ka mbledhur rreth 20 deputetë, një lëvizje që shumëkush e lexon si sinjal politik brenda grupit të PS.



