OST, një çerdhe korrupsioni! Elisian Bici në gjurmët e Skerdi Drenovës, masa për 13 punonjës

spot_img
Advertisements

Operatori i Sistemit të Transmetimit, një nga shoqëritë aksionere më me fitimprurëse shtetërore, është kapur sërish me shkelje flagrante në bërjen e tenderave, një problematikë e mbartur që vijon të jetë gangrenë për arkat e buxhetit të shtetit. Megjithëse prej më shumë se 16 muajsh në krye të OST-së është emëruar Elisian Bici, që zuri vendin e Skerdi Drenovës, sërish janë gjetur parregullsi të shumta në disa procedura, duke konfirmuar se vërtetë “peshku qelbet nga koka”, por ky peshk ka “infektuar” të gjithë stafin e OST-së.

OST-ja ka rroga marramendëse, trajtime për stafin, shpërblime apo rroga shtesë. Por si duket e paligjshmja është e pranishme.

Duke qenë se ky Operator është një hallkë midis prodhimit dhe shitjes së energjisë elektrikë, bilancet dalin gjithmonë me fitime, merr para’ si nga KESH-i ashtu nga OSHEE-ja, duke i dhënë një luks në bërjen e tenderave.

Mediat hedhin dritë mbi abuzime të drejtorit aktual Elisian Bici në bërjen e tenderave, jo në një procedurë, por në disa, duke hedhur dyshime se gjithçka që bëhet në OST, është me shkelje flagrante të ligjit. Megjithatë, duket se OST-ja ka mburojë të fortë Ministrinë e Infrastrukturës, pasi të gjithë drejtorët e mëdhenj në atë dikaster e ngjyejnë sadopak gishtin apo fusin dorën në fondet e këtij Operatori, duke qenë se ata drejtorë janë edhe anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës.

Janë pikërisht drejtorët e mëdhenj të Ministrisë, njerëzit e besuar të ish-ministres Belinda Balluku, të cilët drejtojnë në fakt OST-në, ose e orientojnë apo më saktë bëjnë pazare se çfarë duhet shpenzuar dhe kujt i duhet besuar. Në Këshill kanë qenë sekretarë të përgjithshëm, zv.ministra, drejtorë të rëndësishëm të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, të cilët diktojnë edhe drejtorin e Operatorit, i cili në fakt është sërish një njeri i “besuar”.

Në një dokument të Agjencisë së Prokurimit Publik, të datës 24 prill 2026, i cili ka kryer një verifikim në OST. Bëhet fjalë për disa procedura tenderuese, të reklamuara nga palë të treta, të cilat kanë marrë pjesë në tendera, dhe kanë konstatuar shkelje të shumta.

Në dokument detajohet se janë gjetur shkelje në të paktën 2 procedura, një kontratë publike furnizimi dhe një kontratë publike për punë. “Autoriteti kontraktor nuk ka vepruar në përputhje me nenin 92 të ligjit ‘për prokurimin publik’, lidhur me vlerësimin e operatorëve ekonomikë pjesëmarrës. APP vendosi të propozojë marrjen e masës disiplinore ndaj 4 personave dhe të dënojë me gjobë 9 persona, të evidentuar përgjegjës për shkelje dhe mangësi të konstatuara në vendim”, thuhet në shpjegimin e masës së marrë.

spot_img

Latest articles

Related articles