Atentati ndaj çiftit Mujeci në Balldren të Lezhës, policia shpall në kërkim tre persona.Nga të shtënat me armë humbën jetën çifti i bashkëshortëve, Kreshnik dhe Gentjana Mujeci.
Policia në një deklaratë për mediat thotë se janë parë pamjet filmike dhe është identifikuar një nga automjetet, tip ‘AUDI A4’.
Janë shpallur në kërkim Adriano Mhillaj 22 vjec, Florin Mhillaj 36 vjeç dhe Renato Mhillaj 23 vjeç.
Dyshohet se vrasja vjen për arsye të hakmarrjes.



