Nuk ka kaluar as një muaj nga humbja e Orban në zgjedhjet e shumëpritura hungareze. Shqipëria ka zbuluar mjetet e saj: Orbani është tërhequr nga politika dhe do të shkojë në SHBA te fëmijët e tij (sipas asaj që përflitet pas largimit të tij). Margjari (i vërteti) ka shpallur kabinetin dhe gjithashtu ka deklaruar se nuk do të votojë kundër ndihmës së BE-së për Ukrainën, por vetë Hungaria nuk do të japë asnjë lek për këtë ndihmë (njësoj si Orban).
Politico, media gjermane dhe europiane, shkruajnë se në Nikosia zbuluam se Orban kishte justifikimin që mbulonte problemet që BE-ja ka dhe për të cilat nuk do të flasë.
Ukraina në BE? Orban – kundër. Mirëpo kundër, me sa duket, janë dhe vende të tjera që kanë zgjedhur Kroacinë të flasë në emër të tyre. Plenkoviç thotë se procesi i integrimit të Ukrainës po bëhet shumë politik dhe jo me meritë. Plenkoviç, ndërkohë, është pro integrimit të Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Buxheti i BE-së? Gjermania është për modernizimin e buxhetit dhe për një BE që ka gjithnjë e më pak pushtet. Kështu donte edhe Orban!
Polonia është për një buxhet gjithnjë e më të madh. Pse? Sepse merr fonde nga BE-ja për bujqësinë.
Energjia në BE? Komisioneri holandez kërkon të zhvendosë gjithë energjinë drejt “veganizmit” të energjisë (dmth. te panelet diellore). Por jo të gjithë janë dakord. Në fakt, shumica është kundër.
Këto janë tre nga shumë pikat ku BE-ja nuk gjen gjuhën e përbashkët. Viktor Orban ishte “delja e zezë” që tani s’është më. BE-ja duhet të përballet me këto sfida.
Duket qartë se problemi i vetëm i Orbanit ishte aleanca e tij me Rusinë. Korrupsioni iu vu në pah ditën që ai e bëri publike këtë aleancë. Të kuptohemi: edhe në Hungari nuk i duan rusët, madje për arsye të forta që lidhen me komunizmin dhe pushtimin sovjetik. Mirëpo korrupsioni u bë qendror pikërisht atë ditë kur Orban deklaroi hapur dashurinë e tij për Putin. Fondet e BE-së u ndërprenë, goditjet nisën madje edhe nga qeveria e Biden.
Vete Orban nuk mbuloi asgjë. Ai u kap “mat” duke dërguar mot a mot të gjitha fjalët që fliteshin në mbledhjet e mbyllura të BE-së për Putin.
Tani që ai nuk është më, vetë BE-ja duhet të përballet me sfidat e vërteta. Si thonë kinezët kur duan të mallkojnë: T’i plotësoftë Zoti dëshirat!
nga Xhodi Hysa



