Nga 10 milion euro çokollata tek 1 milion euro vera. Dëshmija e Biznesmenit për AKSHI-n

spot_img
Advertisements

Sekuestrimi i 40 mil euro asete nga BKH e SPAK për aferën AKSHI, ka zbuluar për herë të parë se Vera e shtrenjtë e gjetur nga kontrollet nuk ishte kontrabandë. Pas skandalit me 10 mil euro çokollata dhe biskota, rezutlon se me lekët e AKSHI është blerë edhe afro 1 mil euro verë.

Vera nuk është blerë nga biznesmeni Ergys Agasi, por nga Andis Papa pronari i Fastech.

Referuar dosjes ai ka shpjeguar se verën ja ka kërkuar ta importoj nga jashtë vendit, shtetësja Arjola Koromani.

Pjesë nga dosja

Nëpërmjet këqyrjes së sistemit “Asycuda Eeorld”, është dokumentuar fakti se ky subjekt ka importuar keto produkt për periudhën Tetor 2024 — Nëntor 2025 në vlerën totale 1 130 265 EUR dhe për periudhën Nëntor 2024 – Dhjetor 2025 ky subjekt ka faturuar blerje ndaj “Fastech” shpk dhe “Soft & Solution” shpk shumën prej 94 423 883 ALL.

Kjo rrethanë përputhet dhe me kontrollin e ushtruar në ambjentet e “Equos Resort”, konkretisht në banesën e të hetuarit Ergys Agasi, gjatë kontrollit të së cilës, në ambjentin e poshtëm të vilës, u konstatua një numër i lartë pijesh alkoolike (verë e kuqe), të cilatjanë të ngiashme me ato të evidentuara nga këqyrja e praktikave doganore për Ilogari të subjektit “Fast & Fresh”, ne pronesi të shtetasit Andis Papa.

Dyshimet se keto produkte janë paguar dhe porositur per Ilogari te të hetuarit Ergys Agasi, janë konfirmuar dhe nga shpjegimet e të hetuarit Andis Papa, i cili shpjegoi se: “…Pojam ortak në shoqërinë Fast & Fresh e cila eshtë themeluar ne vitin 2017.

E hapa me dëshirën time për të hapur nje serë dhe për të prodhu produkte bio. Me pasjemi marrë me shitje blerje dhe me prodhim perimesh etj. Më pas kemi hapur dhe një market dhe biznesi ka vijuar normalisht. Jemi marrë dhe me impoert verash të shtrenjta, te cilat kanë qenë porosi të shtetases Arjola Kormani…

Ndërsa lidhur me blerjet e pijeve të shtrenjta alkoolike, ai shpjegoi se: “Dua të sqaroj se rreth vitit 2023 më është kërkuar nga shtetasja Arjola Koromani, si përfaqësuese e shoqërisë Soft & Solution, që të importonim disa vera meqënëse kompania Fast & Fresh mund ta kryente si procedurë. Porositë i ka bërë gjithnjë në mënyrë të drejpërdrejtë shtetasja Arjola Koromani, madje dhe fatura që më vutë në dispozicion, ka emrin Arjola përispër, pasi porositë i bënte direkt ajo por, në emrin e shoqërisë Fast & Fresh.

Pagesat per keto produkte, bëheshin ne këtë formë, pra ajo bënte porosinë, mua me vinte fatura nga shitësi dhe unë beja pagesën me bankë nepërmjet Union Bank

Më pas, Arjola i paguante verërat ne varësi te likuiditetit, kishte dhe raste që lekët vinin nga shoqëria Soft & Solution, paraprakisht, me bankë dhe më pas kaluam në pagesa kesh. Kur nuk kishte mundësi, ajo sillte dhe lekët kesh, nëformën e paradhënies. Dua gjithashtu të sqaroj se shoqërisë Soft & Solution nuk i kemi shitur verëra mefitim, por gjithnjë me vlerën që i bleja,
k)’fakt edhe për shkak të bashkepunimit dhe njohjes me Ermal Beqirin…

Për sa më sipër, arsyetohet se edhe vlera prej 94 423 883 ALL (pije alkoolike), do të përbëjë përfitim të parregullt e korruptiv të të hetuarit Ergys Agasi i cili në bashkëpunim me të hetuarën Mirlinda Karganaj kanö mundésuar shpalljen fitues tö operatoréve ekonomiké Soft & Solution shpk; Fastech shpk; First shpk si dhe shoqérive tö tjera tö lidhura me to.

spot_img

Latest articles

Related articles