Nurellari: Rama e ka mërzitur BE-në me Bordin e Paqes dhe flirtet me Netanjahun

spot_img
Advertisements

Politologu Adri Nurellari mendon që veprimet e kryeministrit Edi Rama në politikën e jashtme, e konkretisht pjesëmarrja në Bordin e Paqes, pa konsultim me Brukselin, e kanë mërzitur BE-në.

Duke folur në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Nurellari përmend edhe ate e konsideron si “flirtim me Izraelin”, duke theksuar se ai vjen në një kohë kur Netanjahu akuzohet për krime lufte dhe shumë vende të BE-së kanë shprehur rezerva ndaj tij. Sipas politologut veprimet e Ramës janë “aventurske” dhe “të gabuara”.

“Një problem thelbësor i BE-së është përputhja me politikat, përfshirë edhe politikën e përbashkët për siguri, edhe politikë të jashtme. Këtu ne kemi disa aventura, përveç aventurës së një letre, propozimi, shantazhi, për të transformuar në mënyrë radikale modelin ekzistues të zgjerimit europian, sepse e quan të paaftë dhe mbyllje dere, por ka edhe disa veprime të tjera të paqarta që vënë në pikëpyetje të mëdha për vullnetin e mirëfilltë dhe besueshmërinë e kësaj elite dhe lidershipit, të kryeministrit, për të përputhur politikat e përbashkëta të jashtme dhe të sigurisë. Cila është konkretisht? Është Bordi i Paqes. Angazhimi i Shqipërisë në Bordin e Paqes, ku mori pjesë vetëm Hungaria dhe jo vende të tjera partnere më të ngushta me SHBA-të”, tha politologu.

“Mua këtë ma kanë thënë, janë befasuar pse Shqipëria që e ka integrimin prioritet të politikës së jashtme vendos…Nuk është konsultuar për veprime të tilla aventureske. Unë mendoj që ka bërë një gabim të madh. Flirtimi dhe afrimiteti kaq i madh me Izraelin, është i mirëpritur, por jo në kushtet e një qeverie që është shumë e dyshimtë, ku kemi shumë vende të BE-së që kanë shprehur rezerva, madje kanë njohur Palestinën, dhe me një lider në kërkim për krime lufte. Zotimi i trupave, pa konsultim me BE-në. Së fundmi në Delphi-t ka kritikuar BE-në që ka vepruar në mënyrë radikale me Rusinë”, u shpreh Nurellari

spot_img

Latest articles

Related articles