Trump çon me urgjencë ambasadorin e SHBA në NATO për krizën politike në Ksoovë

spot_img
Advertisements

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti të martën në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO, Matthew Whitaker.

Gjatë takimit, Kurti shprehu mirënjohje për mbështetje të vazhdueshme të SHBA-së ndaj Kosovës, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me këtë vend në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe stabilitetit rajonal.

Kurti vlerësoi gjithashtu praninë e NATO-s dhe SHBA-ve në Kosovë si një faktor kyç për sigurinë, duke shtuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO do të siguronte një garanci afatgjatë për paqen dhe stabilitetin në Ballkan.

Ai theksoi gjithashtu shqetësimet për politikat hegjemoniste të Serbisë, të mbështetura nga Rusia dhe Kina, dhe ndikimin e mundshëm të këtyre politikave në sigurinë rajonale.

spot_img

Latest articles

Related articles