Grida Duma: Alfred Lela nuk më thotë më asgjë

spot_img
Advertisements

Në intervistën dhënë në Top News për gazetaren Dafina Hysa, moderatorja e Top Story, Grida Duma, foli edhe për incidentin me drejtorin e komunikimit në PD, Alfred Lela, të cilin gazetarja e largoi nga studio pas një debati me tone të ashpra.

Duma tha se nga përvoja që ka, nuk e impresionojnë më këto gjëra, ndërsa shtoi se do të ketë sërish incidente të tilla. Gazetarja theksoi “interesit publik i shërbejmë edhe me mënyrën si i përballojmë këto situata”.

“Nuk është asgjë as e re në këtë front kjo ndodhi, ka studio që mund ta dëshirojnë një ngjarje të tillë sepse edhe publiciteti i keq është publicitet. Pa diskutim që personalja dhe politika janë shpesh herë e njëjta gjë në politikë. Domethënë duhet të kuptosh që kur ke përball dikë, ai duhet të jetë i vërtetët si kush pastaj si çfarë. Pra shqetësimi që kam un është mos bashkimi me atë që mendojnë vërtetët, me atë që thonë në publik.

Unë kam bindje që shumë dhe të gjithë ata që ftoj në studio, kam besim absolutisht për koeficientin e tyre të inteligjencës dhe të eksperiencës, për mënyrën se si munden t’i kthejnë përgjigje. Siç edhe kam bindjen që presioni që ka gjithsecili aty, nuk është i vogël pa diskutim. Studiot e mëdha japin një person në shumë kënde, unë e kam parë edhe ulur siç është Lela aty edhe ngritur siç jam vetë për ta moderuar dhe aty tregohen këllqet e secilit. Por që ndoshta qartësia dhe eksperienca ime më bën të kuptoj që nuk impresionohem më nga personalja sepse është fazë që e kam kaluar dhe kjo është një gjë që ndokush në ato çaste pret një reagim që për mua nuk më thotë gjë.

Nuk më thotë gjë sepse të ftuarit i njoh personalisht prej vitesh dhe e di se çfarë mendojnë në të vërtetë, nuk më thotë gjë sepse e di që kjo është metoda më e mirë për t’i ikur argumentit, dhe nuk më thotë gjë sepse unë drejtohem me qartësinë për të marrë një përgjigje, pra të më vendosësh në cep të argumentit, kjo duhet të ndodhi në atë studio. Pastaj këto të tjerat do të vazhdojnë të ndodhin në studio të mëdha. Shpresoj të jenë më pak personale, por edhe po qenë kështu mirë janë prapë”, u shpreh Grida Duma në Top News.

spot_img

Latest articles

Related articles