SPAK ka sekuestruar rreth 52 prona dhe llogari bankare, me vlerë afro 40 milionë euro, që lidhen me personat nën hetim për dosjen e AKSHI-t. Prokuroria e Posaçme bën me dije se pjesë e sekuestros janë edhe apartamente, kryesisht në Tiranë dhe bregdet, si dhe automjete, sipërfaqe pyjore, troje dhe garazhe.
Kujtojmë që për dosjen e AKSHI-t janë shpallur në kërkim biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri. Sipas SPAK, drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj ka kryer veprën penale “shkelje e barazisë së pjesëmarrëve në tendera dhe ankande publike” në kuadër te grupit të strukturuar kriminal.
NJOFTIMI
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Tiranë, në kuadër të procedimit penal nr. 20/1 të vitit 2025, po kryen hetime paraprake për veprat penale:
“Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Korrupsioni pasiv I funksionarëve publikë” I kryer në bashkëpunim më shumë se një here, “Korrupsioni pasiv I funksionarëve publikë” I kryer në bashkëpunim më shumë se një here, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, të parashikuaranga nenet 110, 170/b, 244, 259, 258, 287, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
Në vijim të hetimeve, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin nr. 289, datë 20.04.2026 bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, ka vendosur sekuestrimin e pasurive si më poshtë:
Në ngarkim të personit nën hetim M. K:
– Pasuria e llojit apartament, me vendndodhje në rruga“Dervish Hima”, Kati 8, Ap. 32, Tiranë;
– Pasuria me vendndodhje në rrugën e “Kavajës”, me sip. 73.5 m2, Tiranë;
– Pasuria me vendndodhje në Qerret Kavajë;
– Pasuria me nr. 125/211 e llojit ullishte me sip. 1500 m2, Sauk, Tiranë;



