Dyshohet se përmes ‘Arjani Travel’ transportonte nga Italia paratë e përfituara nga dr0ga

spot_img
Advertisements

Prokuroria e Fierit ka kërkuar konfiskimin e disa pasurive të Arjan Hykës të dënuar për drogë në Itali, dhe personave të lidhur me të. Përmes një njoftimi zyrtar Prokuroria kërkon të konfiskohen 5 apartamente në Fier, Tiranë dhe Vlorë, 2 njësi shërbimi, mbi 16 mijë metra katrorë arë dhe kuotat e 5 shoqërive të Hykës dhe personave të tjerë të lidhur me të, pasi rezultoi se janë krijuar si pasojë e veprimtarive të dyshuara kriminale.

Sipas organit të akuzës, në themel të këtij aktiviteti ekonomik qëndron një shumë prej rreth 100 milionë lekësh, e deklaruar si financim i një shoqërie, por që nuk justifikohet me burime të ligjshme. Kjo shumë dyshohet se është përdorur për krijimin dhe zhvillimin e disa kompanive të tjera, duke ndërtuar një cikël ekonomik të bazuar mbi një burim fillestar të paligjshëm.

spot_img

Latest articles

Related articles