Më mirë qen në Vlorë sesa pensionist në Tiranë. Nuk po tallemi. Bashkia Vlorë ka bërë një projekt për të strehyr qentë endacakë të Vlorës me një kosto totale 260 euro për çdo qen, ndërsa në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë ka pensionistë që marrin gjysmën e shumës së parashikuar. Pavarësisht reformave të suksesshme të 4 qeverive Rama rezulton se pensionistët jetojnë me një kupë kos në ditë sepse mishin e kanë harruar në gjellë apo në hellë. Ka shumë denoncime publike për pensionistët që marrin nga një domate e kastravec në tregjet e Tiranës sepse nuk ju del.



