Pas Italisë kryeministri Edi Rama, po zhvillon një vizitë zyrtare në Spanjë, me ftesë të homologut të tij Pedro Sánchez.
Kreu i qeverisë shqiptare po merr pjesë në Samitin “Në Mbrojtje të Demokracisë”, që këtë vit zhvillohet në Barcelonë.
Ai është takuar me kryeministrin Sanchez, dhe ka marrë pjesë në foton zyrtare familjare të samitit. Në agjendë është parashikuar edhe një takim me presidentin e Këshillit Evropian, António Costa.
Ndërsa në Tiranë demokracia u pezullua për shkak të dhunimit të opozitës me dajak e spray për shkak se kërkon komisione hetimore e të drejta parlamentare.



