Zbardhen emrat e 11 anëtarëve të grupit të dyshuar kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepaj që mban emrin dhe Jetmir Marashi.
Në mesin e të dyshuarve, krahas Jetmir Pepaj janë dhe dy vëllezërit e tij, Aleks Pepaj alias Shkëlqim Pepaj, që është gjithashtu në kërkim si dhe Lulzim Pepa, i cili u arrestua dhe të premten iu komunikua masa e arrestit me burg bashkë me dy të dyshuar të tjerë.
Grupi kriminal dyshohet se përgjatë 2019-2021 kanë trafikuar 7.5 ton kokainë drejt Belgjikës dhe Holandës. Droga nisej nga Ekuadori apo Peruja.
Anëtarët e dyshuar të grupit kriminal:
- Aleks Pepaj alias Shkëlqim Pepaj
- Jetmir Pepaj alias Jetmir Marashi
- Albert Pjetri
- Fatjon Marku
- Anton Marku alias Anton Tamure
- Florjan Vuka alias Vathaj
- Kristjan Lleshi
- Klevi Leka
- Lulzim Pepa
- Anton Kola
- Ilir Lazri



