Afera e Call Center, SPAK çon në gjyq 8 persona

spot_img
Advertisements

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 8 persona, të akuzuar për mashtrim kompjuterik ndaj shtetasve gjermanë përmes një skeme të organizuar Call Center-i.

Sipas njoftimit, në GJKKO është dorëzuar kërkesa për gjykimin e çështjes, ku të pandehurit akuzohen për “mashtrim kompjuterik” dhe “grup të strukturuar kriminal”. Mes tyre janë Emiljano Sejdillari, Sokol Krasniqi, Rodrigo Guga, Eltion Logu, Tafil Dyrmishi, Lisjane Çulani, Klejdi Nuka dhe Mateo Llozhi.

Hetimet nisën pas një kërkese nga autoritetet gjermane, lidhur me një skemë mashtrimi që synonte qytetarë në Gjermani. Një rast në Freiburg, ku u tentua t’i merreshin 120 mijë euro një shtetaseje, çoi në zbulimin e rrjetit.

Sipas dosjes, autorët përdornin teknologji si “caller ID spoofing”, “VoIP” dhe “VPN” për të fshehur identitetin, ndërsa një bazë e tyre u zbulua në një Call Center në Tiranë. Dëmi i dokumentuar për 14 viktima arrin në rreth 363 mijë euro, ndërsa shumë tentativa të tjera janë parandaluar.

spot_img

Latest articles

Related articles