Këto ditë shumë portale, shpesh me orientim qeveritar, po nxjerrin lajme mbi heroizmat e zjarrfikësve.
Është e drejte dhe shumë e nevojshme që puna e tyre të vleresohet, sepse është një model sakrifice ndaj detyrës dhe komunitetit. Model që nuk e kanë as politikanët tane e aq me tepër nuk e kane çunat e Dubait, miqtë e politikanëve tanë.
Por lind pyetja: Pse duhen çuar zjarrfikësit mish për top?
Ne nje vend ku politikanet dhe administratoret e lidhur me politiken, sic jane ne Shqiperi, zjarrfikesit nuk behen kurban ndaj fataliteteve te shkaktuara nga papergjegjshmeria e drejtuesve.
Sikur ai pallat te ishte ndertuar sipas rregullave, fasada nuk do kishte marre flake, as apartamentet nuk di shkrumbuar, as njerezit nuk do kishin rrezikuar jeten.
Sikur institucionet te funksiononin zjarrfikesit dhe policet do kishin pajisjet e nevojshme per shpetim, shkalle, veshje speciale dhe hapesiren e nevojshme per t’u futur.
Asnje nga keto nuk ishte bere. U cuan te fikin nje zjarr me kap çfarë të kapësh.
Ne cdo vend armiku i zjarrfikesve eshte zjarri. Ne Shqiperi eshte korrupsioni, papergjegjshmeria dhe shenjtalleku i atyre ne pushtet.
Zjarrfikesit jane heronj, patjeter, por jane heronj te tradhetuar. Ata qe krijuan kushtet qe kjo te ndodhte, politikanet dhe adminsitratoret jane tradhetare!
Turp! Turp! Turp!



