Afro 600 mijë € pastrim parash | Kompanive të ndërtimit ju bllokohen llogaritë. Emrat, në listë edhe burri ish deputetes

spot_img
Advertisements


Dyshimet për pastrim prash në vlerën e mbi 600 mije euro. Hetimet e Prokurorit Ndini Tavani bindin gjyktën te miratoj disa sekuestro në kompani ndërtimi.

Mes kompanive të cilave u janë sekuetsruar llogarit bankare janë: “Olt Flor” dhe “Olti Grup”, si dhe të shoqërive “Albavia” dhe “Standard”, kompania “Alaska”, Kukës Chrome Minerals, Troci 2005.

Një ndër komlanitë është edhe Albavia e Hasa Hafizit, bashkëshorti ish deputetes së PS Mimoza Hafizi.

Prokuroria Tiranë sekuestron dhe bllokon 73 mln lekë llogari të 6 shoqërive, të dyshuara për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me TVSH” dhe “Fshehja e të ardhurave

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë u vendosën sekuestro preventime dhe bllokim i menjëhershëm i llogarive bankare për gjashtë shoqëri me një total prej 73.051.436 lekë. Nga hetimet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, rezultoi se këto subjekte kanë përdorur fatura fiktive me qëllim shmangjen e detyrimeve tatimore. Këto subjekte dyshohet se kanë qenë pjesë e një skeme të organizuar, ku janë lëshuar dhe përdorur fatura për punime dhe shërbime të pa kryera realisht, me qëllim përfitimin e padrejtë të TVSH-së dhe uljen e detyrimeve fiskale.Për këtë arsye, u vendos sekuestro preventive dhe bllokim i menjëhershëm i llogarive bankare për disa shoqëri, me vlera të konsiderueshme monetare si më poshtë: • “OLT-FLOR” shpk – në vlerën 6,479,834 lekë; • “OLTI-Group” shpk – në vlerën 1,542,834 lekë; • “ALBAVIA” shpk – në vlerën 23,056,593 lekë (TVSH + TF); • “Kukës Chrome Minerals” shpk – në vlerën 24,570,607 lekë (TVSH + TF); • “Troci 2005” shpk – në vlerën 10,521,085 lekë (TVSH + TF); dhe • “STANDART” shpk – në vlerën 6,880,483 lekë (TVSH + TF).Nga analiza financiare rezultoi se vlera e transaksioneve të dyshuara shkon mbi 73 milionë lekë, ndërsa dëmi i mundshëm ndaj buxhetit të shtetit lidhet me mosdeklarimin dhe shmangien e pagesës së tatimeve.Në këtë fazë të procedimit, organet është urdhëruar:

  • Sekuestrimin e llogarive bankare në disa banka të nivelit të dytë;
  • Bllokimin e menjëhershëm të tyre për të parandaluar lëvizjen e fondeve;
  • Vijimin e hetimeve për identifikimin e plotë të personave të përfshirë.Hetimet vijojnë për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me TVSH” dhe “Fshehja e të ardhurave”, ndërsa nuk përjashtohet marrja e masave të tjera procedurale në vijim.
spot_img

Latest articles

Related articles