Kreu i PLL, Axhami: Do marrim hapa ligjorë e politikë për mbrojtjen e Vilës së Zogut, pasuri kombëtare

spot_img
Advertisements

Kreu i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Shpëtim Axhami, ka reaguar ashpër lidhur me zhvillimet e fundit urbanistike pranë Vilës verore të Mbretit Zog në Durrës, duke i cilësuar ato si një kërcënim serioz për trashëgiminë arkitekturore dhe historike të vendit.

Në një deklaratë publike, Axhami thekson se ndërtimi i objekteve shumëkatëshe pranë këtij ansambli me vlera të veçanta historike dhe politike rrezikon të dëmtojë simbolikën urbanistike të periudhës së Mbretërisë. Sipas tij, këto zhvillime janë pjesë e një tendence shqetësuese që po cenon identitetin historik të Shqipërisë.

Kreu i PLL sjell në vëmendje edhe raste të tjera, si prishja e Teatrit Kombëtar dhe problematikat tek “Ura e Zogut”, duke i cilësuar si goditje të drejtpërdrejta ndaj pasurisë kombëtare dhe memories historike.

“Zhdukja e pikave të referencës arkitekturore dhe simbolike është paradhoma e asgjësimit të trashëgimisë sonë të përbashkët,” – shprehet Axhami, duke bërë thirrje për reagim institucional dhe publik.

Ai paralajmëroi se Partia Lëvizja e Legalitetit do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm politikë dhe juridikë për mbrojtjen e trashëgimisë arkitekturore të kohës së Mbretërisë, duke e konsideruar këtë një detyrim kombëtar.

Postimi i plotë:

Të mbrojmë trashigimninë arkitekturore të kohës Mbretërisë!

Partia Lëvizja e Legalitetit

Vila verore e Mbretit Zog është një ansambël i veçantë arkitekturor me shumë vlera historike e politike për qytetin e Durrësit dhe gjithë vendin tonë.
Lajmet për ndërtimin pranë saj të ndërtimeve shumëkatëshe janë shqetësuese për ruajtjen e simbolikës urbanistike e arkitekturore të Mbretërisë në territorin e vendit tonë.
Prishja e Teatrit Kombëtar, cenimi i urës së Zogut në Milot dhe godinave me simbolikë të kohës së Mbretërisë janë goditje për pasurinë kombëtare dhe memories historike të Shqipërisë. Zhdukja e pikave të referencës arkitekturore e simbolike është paradhoma e asgjësimit të trashëgimisë të përbashkët që duhet të ruhet me fanatizëm.
PLL do të marrë të gjitha hapat e nevojshëm politikë e juridikë për Mbrojtjen e trashëgimisë arkitekturore të kohës së Mbretërisë

spot_img

Latest articles

Related articles