Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e djeshme në Vlorë, ku mbeti i vrarë 63-vjeçari, Ismail Aliaj.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur për një konflikt të disa ditëve më parë që djali i viktimës ka patur me personin i cili ka goditur të atin e tij me grushte e shkelma dhe për pasojë ky i fundit ka gjetur vdekjen.
Ndërkohë që policia deklaron sot se për ngjarjen e rëndë, janë shpallur në kërkim 3 persona.
Personat e shpallur në kërkim janë, Anxhelo Ceci 31 vjeç, Xhafer Ngucaj 34 vjeç, banues në Vlorë dhe Eni Hysaj, 23 vjeç banues në Gjorëm.



