Rama po vazhdon fushatën për zgjedhjet e përgjithshme 2027. Ai ka folur për një tur nëpër qarqe ku do të ketë takime të shumta, degjesa dhe fjalime.
Po kush janë tre betejat e radhës për vitin 2027 të Ramës. Redaksia është munduar të analizojë situatën globale, rajonale dhe vendore për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje?
Ne mendojmë se janë tre, mund të jenë më pak ose më shumë. Kjo nuk ka rëndësi, madje janë të mirëpritura komentet. E rëndësishme është lufta për pushtet e Ramës që zgjat me sukses prej më shumë se 30 vite.
Në analizën tonë:
Beteja e parë është të bindë 1 milion socialistët se duhet shtrënguar rrypi sepse ekonomia ka rënë. Kullat dhe resortet e oligarkëve duhen mbyllur. Cdo socialist duhet të japë kontribut në para ose natyrë për realizimin e këtij misioni historik. Mund të inkurajohet dhe konsiderohet sevap ideologjik spiunimi i atyre 300-400 mijë jo-socialistëve që nuk kanë emigruar ende në Gjermani. Cdonjeri prej tyre mund te kete 1000 – 2000 Euro pasuri. Ajo duhet marrë për oligarket!
Beteja e dytë lidhet me shpalljen haram të Kushtetutës dhe çdo marrëveshjeje ndërkombëtare që detyron Shtetin Shqiptar të respektojë te drejtat e njeriut, te drejtat ekonomike, e shumë të drejta të tjera që i prishin humorin kryetarit. Socialistët do inkurajohen të denoncojnë këto harame dhe për këtë arsye do organizohen mbremje debati ne pranine e artisteve hip hop dhe turbo tallava ku socialistët do te inkurajohen të djegin libra edukues mbi kushtetutën, ose dhe artistike, qe promovojne liritë thelbesore te njeriut.
Beteja e tretë lidhet me bindjen e socialistëve se leku i drogës dhe shfrytëzimit të qenieve njerëzore është sevap dhe për këtë arsye, jo vetem duhet formalizuar, por dhe inkurajuar. Për ta rritur këte bindje mes socialistëve, do të vendosen një sërë kriteresh për të ngritur në detyrë figura me vlera të larta në narkotrafik dhe trafikim njerezish. Socialistët do të inkurajohen që të dënojnë rastet e ndershmërisë dhe burrërisë nga radhet e socialisteve dhe jo-socialisteve, sjellje që janë prapambetje kulturore e periudhës së Ismail Qemalit dhe Mbretit Zog.
Nese Rama arrin të fitojë edhe këto beteja, atëherë ne analizen tone, ai mund të synojë edhe objektivin madhor Shqiperia 2069 – Bordello në Qiell të Hapur!
Kuptohet qe kjo sot eshte satire. Por nuk i dihet. 1 milion socialistet mund ta bejne realitet!



