Gjykata e Tiranës ka vendosur masën “detyrim paraqitje” Frigull Millën, administrator i kompanisë farmaceutike “CFO Pharma”, në pronësi të Nadir Çaushollit.
Gazetari Arsen Rusta në një lidhje me studion e MCN Live tha se prej 5 marsit me dy kërkesa revokimi i masës së sigurisë ndaj tij është pranuar nga gjyqtarja Armela Hasantari me argumentin se nuk ka më akses të prisgë provat dhe nuk do t’i shmanget më drejtësisë.
Nga masa e sigurisë “arrest me burg” në mungesë, tashmë kemi masën detyrim paraqitje 2 herë në muaj para oficerëve të policisë gjyqësore.
Në burg nuk ndodhet asnjë, pasi edhe ish-kreu i FSDKSH është liruar nga qelia dhe është vendosur në masën arrest në shtëpi.
Hetimi vijon të jetë i hapur dhe ndiqet nga prokurori Ndini Tavani. Dyshohet për skemë me një dëm ekonomik 700 mijë euro.
Komania CFO ka pretendimin se nuk e ka shkelur kontratën që ka kompania e Ilir Shehut.
Milla dyshohet nga Prokuroria e Tiranës si një ndër personat kyç në skemën e mashtrimit me medikamentet e rimbursuara.
Ka qenë biznesmeni Ilir Shehu, i cili është administrator i subjektit “Medicamenta” që është importues ekskluziv farmaceutik i licensuar dhe kontraktuar me Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetsor, për rimbursimin e disa barnave ai që ka bërë kallëzimin në prokurori dhe ka hedhur akuza se CFO Pharma dhe disa kompani të tjera kanë kryer veprime fiktive të shitjes dhe blerjes së produkteve “Foster” dhe “Trimboë” dhe, si rrjedhojë e këtyre veprimeve fiktivë, përfitojnë nga FSDKSH fonde rimbursime në shuma të konsiderueshme monetare.



