Rama i firmos lejen e kullës 19 kate ish-deputetit Lad Kosta, bankierit Leka dhe shokut të Lalit

spot_img
Advertisements

Shqipëria është një vend i vogël, ku të gjithë njihen me njëri – tjetrin, kanë lidhje familjare, miqësore, partiake, apo edhe për biznes. Por, po këta individë marrin vendime të ndryshme, njëherë duke i favorizuar e herën tjetër duke i goditur, madje me dëme të mëdha. E tillë është edhe marrëdhënia mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-deputetit Vladimir Kosta, i cili njihet si pronar i Sky Tower në Tiranë.

Nëse më parë të dy kanë qenë pjesë e të njëjtës forcë politike, tashmë marrëdhënia e tyre është politikë – biznes, pasi Kosta ka edhe një firmë ndërtimi, të quajtur “Lani”. Disa muaj më parë, fatet iu kryqëzuan në një aksion që ndërmori IKMT-ja në Sauk, teksa ruspat e atij Inspektoriati i prishën Lad Kostës disa vila, të cilësuara pa leje. Më pas, ish-deputeti tha se kishte leje dhe se volumi i përgjithshëm korrespondonte me dokumentet, por tashmë ishte tepër vonë, teksa zgjidhja e vetme mbetet gjykata.

Ndërkohë, në vitin e fundit, kryeministri Edi Rama ka vendosur emrin dhe firmën, si kryetari i Këshillit Kombëtar të Territorit, në një leje tjetër ndërtimi, ku është e përfshirë edhe kompania “Lani” e Lad Kostës. Bëhet fjalë për një kullë plot 19 kate në hyrje të lagjes “Ali Demi”, ngjitur me shkollën 9–vjeçare “1 Maji”.

Emrat e të dyve janë sërish në të njëjtin dokument, ku kryeministri duket se ka amnistuar ish deputetin. Në këtë leje përcaktohet se, jepet leje ndërtimi për objektin “strukturë administrative 19 kate ‘Union Bank – Hq Albania’, me vendndodhje në Bulevardin ‘Bajram Curri’ me subjekt zhvillues shoqëritë ‘Union Bank’, ‘Auto City’, ‘Arch Investor’ dhe me subjekt zhvillues ‘Lani’ shpk” thuhet në këtë dokument.

kompania “Lani” ka si pronar Lad Kostën me 70 % të aksioneve dhe kunatin e tij Mirton Lika me 30 % të aksioneve, teksa firma është themeluar 31 vite më parë. Në këtë projekt, kompania është ndërtuese, teksa mësohet se një pjesë e truallit ka qenë në pronësi të ish-deputetit, i cili ka lidhur marrëveshje me Edmond Lekën

spot_img

Latest articles

Related articles