Ish-sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Energjisë, Viola Haxhiademi është marrë në pyetje nga SPAK-u.
Rreth orës 16 të ditës së sotme, njeriu i besuar i Belinda Ballukut la ambientet e prokurorisë.
Sot gjithashtu u mor në pyetje biznesmeni Arbër Abazi për lidhjet me Ballukun.
Pak ditë më parë SPAK realizoi rreth 20 kontrolle në biznese dhe ambiente të tjera për këtë dosje.



