Ilnisa Agolli braktis Shqipërinë: Më rri i vogël ky vend, jam për më shumë

spot_img
Advertisements

Në një intervistë në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTv, gazetarja dhe moderatorja Ilnisa Agolli rrëfeu momente të rëndësishme nga jeta personale dhe profesionale, duke befasuar me deklaratën e saj për mundësinë e largimit nga Shqipëria.

E pyetur drejtpërdrejt nga Roland Qafoku nëse do të largohej nga vendi, Agolli u shpreh:

“Shpresoj që të iki nga Shqipëria. Mua më rri e vogël Shqipëria”.

Deklarata u pasua me pyetjen për destinacionin e mundshëm, ndërsa ajo konfirmoi dëshirën për të provuar jetën në Shtetet e Bashkuara:

“Unë dua që të shkoj në Amerikë. Dua të shkoj ta provoj njëherë edhe do kthehem.”

Sipas saj, kjo lëvizje lidhet edhe me një projekt personal letrar:

“Do shkoj njëherë të shkruaj një libër… doja të nisja një roman për qejfin tim. Edhe dua që të shkoj të përqendrohem andej.”, tha Ilnisa.

spot_img

Latest articles

Related articles