Foltorja, Berisha: Shpresa e vetme jam unë

spot_img
Advertisements

Sali Berisha në foltoren e radhës para kryeministrisë ka vlerësuar dhe falenderuar qytetarët që morën pjesë në protestën e 28 shkurtit.

Në fjalën e tij ai akuzoi sërish kryeministrin Edi Rama për korrupsion, ndërsa theksoi se komuniteti ndërkombëtar, ka dhënë mesazhe të qarta.

“Një marsh i paparë më parë në rrugët e Tiranës. Ata dhanë mesazhin e një qytetarie të pamposhtur. Mirënjohje të pakufishme. Duhet të flasim hapur, t’i themi gjërat siç janë. Vendi po hyn në një fazë kritike. Rama siç e shihni, pasi është kapur dhe është vërtetuar si kryehajduti i kombit, deklaroi publikisht se korrupsioni do të mbrohet nuk do të luftohet. Deklaroi para shqiptarëve se lufta kundër korrupsionit është më e dëmshme se vetë korrupsioni. Ai tha shqiptarëve se asgjë nuk më pengun t’ju vjedh me pushtetin që kam. Kjo ishte deklarata më e padëgjuar në historinë e vendit. Kjo deklaratë është bërë kur komuniteti ndërkombëtar ka sjellë në Tiranë, komisione të KE, ka sjellë mesazhet më të prera më të qarta se vjedhjet e qytetarëve nga qeveria nuk do i tolerojmë. Kurrë ndonjëherë komuniteti ndërkombëtar nuk ka bërë lëvizje kaq të fuqishme. Dy delegacione, mbledhje faktesh, njëri i PE , përfaqësues të 30 partive politike të qendrës së djathtë ishin këtu për mbledhje faktesh. Rama do të ndajë në qytetar mbi ligjin vetëm”, tha Berisha.

spot_img

Latest articles

Related articles