“Do grabiten pronat për fotovoltaik”- Miratohet “Vlora Invest”, Gjergji Nika: Pas saj fshihet një klient i qeverisë

spot_img
Advertisements

Tensione dhe akuza të forta kanë shoqëruar mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Vlorë, ku në qendër të debatit ishte krijimi i shoqërisë “Vlora Invest”, e cila u miratua me 29 vota pro të këshilltarëve socialistë.

Sipas opozitës, nisma synon tjetërsimin e pronave të Bashkisë dhe lidhet me interesa për ndërtimin e një parku fotovoltaik në Kaninë, por këto akuza u mohuan nga kryebashkiakja Brunilda Mersini.

Nga Gjergji Nika, antar i Këshillit Bashkiak i PD

“Vlora Invest” sh.p.k. është kompani e krijuar nga Bashkia Vlorë dhe e votuar nga këshilltarë që shpesh nuk dinë as çfarë po miratojnë.

Le ta kuptojnë qytetarët si funksionon skema:

1️⃣ Bashkia propozon kalimin e një prone publike tek kompania “Vlora Invest”.

2️⃣ Këshilltarët e maxhorancës e votojnë mekanikisht, si ushtarë partie.

3️⃣ Administratori i kompanisë ia jep pronën për zhvillim një subjekti privat.

Dhe pastaj?

Përgjegjësia politike dhe penale zhduket nga Kryetarja e Bashkisë dhe “delegohen” tek të tretët.

Kjo është tentativa për të krijuar një mur mbrojtës:

Bashkia → Kompania → Privati.

Por qytetarët duhet ta dinë: delegimi administrativ NUK e fshin përgjegjësinë nëse ka dëm ekonomik apo shpërdorim detyre.

Po imitohet modeli i centralizimit dhe shmangies së përgjegjësisë, por fundi i këtyre skemave dihet – përgjegjësia është personale dhe nuk mbulohet me firma zinxhir.

Mesazh për çdo drejtues në bashki që ka të drejtë firme të deleguar:

Mos u bëni mburojë për paligjshmëri.

Mos firmosni vendime që nesër mund t’ju çojnë përpara ligjit.

Përgjegjësia nuk është kolektive kur vjen puna te penale– është individuale.

spot_img

Latest articles

Related articles