Presidenti Donald Trump konfirmoi në një video të postuar në mediat sociale se Shtetet e Bashkuara kanë filluar një fushatë ushtarake në Iran.
“Shtetet e Bashkuara po zhvillojnë një operacion të madh dhe në vazhdim për të parandaluar që kjo diktaturë radikale dhe e ligë të kërcënojë Amerikën dhe interesat tona themelore të sigurisë kombëtare,” tha Trump. “Ne do të shkatërrojmë raketat e tyre dhe do të rrënojmë industrinë e raketave deri në themel.”
“Objektivi ynë është të mbrojmë popullin amerikan duke eliminuar kërcënimet e menjëhershme nga regjimi iranian, një grup i egër njerëzish shumë të ashpër dhe të tmerrshëm”, tha presidenti në video.
“Aktivitetet e tij kërcënuese rrezikojnë drejtpërdrejt Shtetet e Bashkuara, trupat tona, bazat tona jashtë shtetit dhe aleatët tanë në të gjithë botën”, tha ai në mesazhin 8-minutësh.
“Për 47 vjet, regjimi iranian ka kënduar “Vdekje Amerikës” dhe ka zhvilluar një fushatë të pafundme gjakderdhjeje dhe vrasjesh masive, duke synuar Shtetet e Bashkuara, trupat tona dhe njerëzit e pafajshëm në shumë vende”, përfundoi ai.



