Opozitë në heshtje – nga Ulqi Korreshi

spot_img
Advertisements

Në Shqipërinë e sotme flitet shumë për opozitën, në studio televizive, në podiume, në rrjete sociale, në shtëpi e në tavolina, duke shkoqitur emra, parti, deklarata, akuza, skandale e përfitime.

Por a keni parë apo dëgjuar ndonjëherë të flitet për disa opozitarë të vërtetë në korridoret e ftohta të administratës dhe në zyrat pa dritë? Për ata që askush nuk i njeh me emër?

Punojnë çdo ditë, ulen përballë dosjeve, dokumenteve, kërkesave, ankesave, aplikimeve e afateve, duke duruar çdo “pantallonë mbi kyç”, çdo huq të eprorëve të paaftë, çdo çantë luksi e çdo borsetë nën sqetull që në para vlen më shumë se pirgu i librave të përdorur në shtëpi, por në vlerë, asgjë.

Janë ata që, në rrethin e brishtë të fijeve të shkrepës, ulin kokën që të mos bëhen pjesë e një zinxhiri djegës, që mund t’i dali flaka në SPAK.

Të përbuzur. Të anashkaluar në ngritje. Të harruar në vlerësime. Të lënë jashtë “rrethit”.

Opozitarizmi i tyre është i heshtur, pa mikrofona, pa skena pa pankarta e pa molotov. Është ajo skuqja në fytyrë kur u kërkohet diçka e pandershme. Është ai moment kur duart dridhen mbi një dokument dhe ndërgjegjja bëhet më e fortë se frika. Është ajo “jo”-ja e thënë me zë të ulët, por me peshë të madhe.

Heshtja nuk është mungesë zëri, por refuzim për t’u përkulur! 

Po për këta kush do flasi?

spot_img

Latest articles

Related articles